Retorika e shpifjeve, ofendimeve dhe në njëfarë mënyre nxitjeve për dhunë ndaj meje dhe OJQ AKEA, u rikthyen prapë pas vizitës së Kryeministrit Kurti në Selinë tonë. Nuk do të merrem këtu me detajet e shpifjeve dhe gënjeshtrave që këto portale dhe gazetarë i bëjnë ndaj meje dhe AKEA-s, por vetëm dy gjëra do ua kujtoja këtyre shpifësve dhe gënjeshtarëve ordiner:
1. Unë, kurrë as në të kaluarën dhe as deri më sot, nuk jam akuzuar nga shteti për çfarëdo nga këto akuza, shpifje e gënjeshtra që këta gazetarë dhe portale mundohen ta dezinformojnë opinionin kosovarë (dhe jo vetëm). Madje do potencoja se asnjëherë deri më sot nuk më ka ndodhur as të merrem një herë në pyetje nga shteti për këto gjëra që këta gënjeshtarë plasojnë në opinion.
2. AKEA-s padrejtësisht i është pezulluar aktiviteti (e kurrë ndaluar) në 2014-en, gjë që duke mos u pajtuar me këtë vendim arbitrar, AKEA ka bërë Padi kundër Ministrisë së Administratës Publike… Ndërsa nga janari i vitit 2020 AKEA i është kthyer punës dhe aktivitetit në shërbim të shoqërisë dhe atë me elan dhe zell edhe më të madh se më herët.
Këta gazetarë dhe portale, vetëm me gazetari dhe informim të masave nuk merren!
P.s Unë që nga sot i kam nisur procedurat ligjore në lidhje me këto shpifje dhe gënjeshtra.
Hoxhë Husamedin Abazi
