E përshëndet për dore i Dërguari a.s. Muadhin r.a. dhe vëren në dorën e tij plasaritje.
I thotë: Çka është kjo plasaritje në dorën tënde, o Muadh?
Muadhi i tregon se punon shumë fizikisht dhe se, me punën që bën, mban familjen e vet.
Atëherë i Dërguari a.s. ia puth dorën Muadhit dhe i thotë:
“Kjo është dora, që e duan Allahu dhe Pejgamberi dhe këtë dorë nuk do ta prekë kurrë Xhehenemi!”
Veç kësaj, i Dërguari a.s. na mëson se kush punon për ta mbajtur familjen, atij shpenzimet familjare Zoti ia konsideron sadaka, madje si sadakanë më të mirë.
Prof. Ilmi Rexhepi
