Ballina Lajmet Kosovë Këtë të dielë rikthehet ora dimërore

Këtë të dielë rikthehet ora dimërore

Në orën 03.00 të mëngjesit të 29 tetorit, pra, të kësaj të diele akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta pas, çka do të thotë do të mund të flemë në mëngjes një orë më shumë.

Prej shumë vitesh ndryshimi i orës bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji. Ora dimërore do të zgjasë deri të dielën e fundit të marsit.

Exit mobile version