Ballina Sport Futboll Keylor Navas kalon te Nottingham Foresti

Keylor Navas kalon te Nottingham Foresti

Portieri Keylor Navas do të vazhdojë karrierën në Premier League. Ai të martën mbrëma është huazuar huazuar nga PSG-ja deri në fund të edicionit.

Navas më herët kishte pranuar ofertën e Forestit, ndërsa marrëveshja tashmë është arritur.

36-vjeçari ka karrierë të mahnitshme. Ka ruajtur portën e Real Madridit nga viti 2014 deri në vitin 2019, ndërsa prej atëherë është pjesë e PSG-së. Më herët ishte edhe te Levante e Albacete.

Navas ka 110 paraqitje me Kostarikën.

Lista e sukseseve të tij është shumë e gjatë.

Exit mobile version