Në Khartoum ka nisur një vit i ri shkollor, i pari i plotë që nga shpërthimi i luftës që paralizoi pjesën më të madhe të sistemit arsimor në kryeqytetin sudanez.
Gjatë konfliktit, qindra shkolla u dëmtuan ose u mbyllën, duke lënë mijëra nxënës jashtë bankave shkollore. Tani, me rikthimin gradual të familjeve në qytet dhe rihapjen e kampuseve, fëmijët po kthehen sërish në klasa.
Autoritetet dhe mësimdhënësit shpresojnë se rifillimi i procesit mësimor do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të jetës në qytet, pas viteve të pasigurisë dhe ndërprerjeve. /mesazhi
