Ballina Lajmet Kosovë “Kobra” dënohet me 24 vite burg për vrasje në Prizren – Dënime...

“Kobra” dënohet me 24 vite burg për vrasje në Prizren – Dënime edhe për katër të akuzuarit e tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, të akuzuar për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Në këtë rast, Dibran Hoxha – “Kobra” është dënuar me 23 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë, kurse për armëmbajtje pa leje i njëjti është dënuar me 2 vite burgim.

Gjykata e ka dënuar me dënim unik prej 24 vitesh burgim.

Ndërsa, të akuzuarit e tjerë për pjesëmarrje në rrahje dhe manipulim provash dhe armëmbajtje pa leje janë dënuar Roland Susuri me 7 vite, Arben Vezaj 1 vit, Burim Mazreku 1 vit, Jesmir Badalli 2 vite.

Exit mobile version