Ballina Lajmet Kosovë Kolona dhe pritje të gjata në kufi – deri në dy orë...

Kolona dhe pritje të gjata në kufi – deri në dy orë për të dalë nga Kosova në Merdare

Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikave kufitare po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në pikën kufitare të Merdares, ku koha e pritjes ka arritur deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata është e ngjashme edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Jarinjës, gjendja është më e lehtësuar, me kohë pritjeje që varion nga 20 deri në 40 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është më e shkurtër, dhe aktualisht nuk tejkalon 10 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet me kohë dhe të monitorojnë gjendjen në kufi përmes platformave zyrtare për të shmangur vonesat.

Exit mobile version