Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolonët hebrenj plagosin me armë një palestinez në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj plagosin me armë një palestinez në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj plagosën një palestinez në vendbanimin Silet ed-Dahir në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga spitali “Ibn Sina” në qytetin e Jeninit, thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga kolonët, është plagosur një palestinez 24-vjeçar.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurit nga qyteti Silet ed-Dahir në jug të qytetit të Jeninit, është stabile.

Dëshmitarët okularë në rajon thanë për Anadolu thanë se sulmi është kryer nga një grup kolonësh nga vendbanimi hebre Humesh al-Mihlah dhe se një nga kolonët hapi zjarr mbi shtëpitë e palestinezëve në qytetin Silet al-Dahir.

Vendbanimet Burka dhe Silet ed-Dahir në rajon sulmohen shpesh nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj.

Exit mobile version