Kolonët hebrenj plagosin me armë një palestinez në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj plagosën një palestinez në vendbanimin Silet ed-Dahir në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga spitali “Ibn Sina” në qytetin e Jeninit, thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga kolonët, është plagosur një palestinez 24-vjeçar.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurit nga qyteti Silet ed-Dahir në jug të qytetit të Jeninit, është stabile.

Dëshmitarët okularë në rajon thanë për Anadolu thanë se sulmi është kryer nga një grup kolonësh nga vendbanimi hebre Humesh al-Mihlah dhe se një nga kolonët hapi zjarr mbi shtëpitë e palestinezëve në qytetin Silet al-Dahir.

Vendbanimet Burka dhe Silet ed-Dahir në rajon sulmohen shpesh nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj.