Kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë në vendin e shenjtë të Varrit të Jozefit, në lindje të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pa asnjë koordinim paraprak me ushtrinë izraelite dhe pa eskortë zyrtare, siç ndodh zakonisht.
Sipas mediave izraelite, kolonët janë përplasur me banorë palestinezë të zonës, duke shkëmbyer gurë me ta. Disa izraelitë kanë pësuar lëndime të lehta para se të largoheshin nga policia e Autoritetit Palestinez, raportoi faqja izraelite Walla.
Kolonët e përfshirë në incident thuhet se janë anëtarë të kultit Shuvu Bonim, të udhëhequr nga rabini Eliezer Berland, i dënuar më parë për vepra seksuale, sipas The Times of Israel. /mesazhi
