Ballina Artikuj Koncepti i Personalitetit Njerëzor

Koncepti i Personalitetit Njerëzor

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Shtyllat kryesore

Personaliteti i njeriut mund të konceptohet si një sistem i harmonizuar që përfshin tre elemente thelbësore: Shpirtin, Zemrën dhe Mendjen. Këto tri aspekte fundamentale janë të ndërlidhura dhe së bashku formojnë esencën, e cilia përfaqëson gjendjen e ekuilibrit dhe tërësisë së plotësuar të personalitetit njerëzor.

Figurativisht, kjo mund të perceptohet si një trekëndësh ose një rreth, ku në qendër qëndron esenca-simbol i harmonisë së plotë midis këtyre tre komponentëve.

1. Shpirti

Shpirti, sekreti integral i qenies njerëzore, përfaqëson aspektin e brendshëm dhe të përjetshëm të individit, burimin e paqes, plotënisë dhe harmonisë së tij. Ngjyrat e qenies njerëzore, ose sferat e aurës, intuitës dhe konfidencës, manifestojnë dhe shprehin qetësinë dhe ekuilibrin shpirtëror.

2. Zemra

Zemra simbolizon ndjenjat dhe emocionet, duke qenë burimi i dashurisë, empatisë dhe lumturisë në jetën e njeriut, vendi ku gufon, gjakon dhe qarkullojnë ndjenjat e përkatësisë emocionale humane.

3. Mendja

Mendja përfaqëson inteligjencën, logjikën dhe aftësinë për të kuptuar dhe analizuar botën që na rrethon.Kjo sferë e intelektit njerëzor shërben për të manifestuar logjikën, kreativitetin dhe kuptimësinë mendore (koshiencën).

4. Simfonia e komponenteve të personalitetit njerëzor

Këto tre elemente nuk funksionojnë të ndara, por ndërveprojnë dhe mbivendosen si një simfoni në qendër hyjnoren (kozmiken) duke formuar esencën tokësore (biologjikën). Epizona kulminante, ku Shpirti, Zemra dhe Mendja pikëtakohen, përfaqëson gjendjen e lumturisë së vërtetë, një ekuilibër i shëndetshëm mes ndjenjave, mendimit dhe paqes së brendshme.

Interkomunikimi dhe kuptimi i thellë (meditativ) i këtyre koncepteve fundamentale, mund të ndihmojë në kuptimin real të fenomeneve jetësore, koincidencës dhe antagonizmave, si dhe të eksploroj deri në instancat më të larta natyrën njerëzore, duke ndihmuar në ndërtimin e një jete maksimalisht të balancuar dhe në harmoni me universin.

Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI

Exit mobile version