Ballina Sport Futboll Konfirmohet gjithçka, Avdijaj largohet nga Schalke

Konfirmohet gjithçka, Avdijaj largohet nga Schalke

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka konfirmuar largimin nga Schalke.Avdijaj nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco.

Menaxheri Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.“Negociatat jemi duke i vazhduar”, ka thënë menaxheri i Avdijajt, Karsten Schmidt për “WAZ”. 21-vjeçari të mërkurën mbrëma zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Schalkes.

Luajti për Schalke 2 në ndeshjen miqësore që e fitoi kundër SpVgg Erkenschick.Avdijaj shënoi dy gola në fitoren 5:1. Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Në Bundesligë, ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje.Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes. Një herë në Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë.

Exit mobile version