Ballina Lajmet Kosovë Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton opinionin publik lidhur me menaxhimin e rasteve të sëmundjeve infektive te gjedhët, konkretisht.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është konfirmuar një rast i sëmundjes infektive të brucelozës dhe tuberkulozit te kafshët në një fermë në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë.

Sipas njoftimit rasti është identfikaur më 3 mars.

“Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. Në këtë kuadër, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës”, thuhet në komunikatë.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe të raportojnë çdo dyshim për raste të ngjashme.

Exit mobile version