Ballina Sport Futboll Kosova nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

Kosova nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore të zhvilluar shtëpi ndaj Jordanisë me rezultat 2-0.

Kosova në drejtimin e Primoz Gliha, që debutoi si përzgjedhës ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.

Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric.

Kosova tentoi të reagojë menjëherë pas golit, kur një goditje dënimi e Valon Berishë, u ndal me mund nga portieri mysafir.

Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë.

Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri.

Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndonjë rrezik të madh.

Në pjesën e dytë inkuadrimi i Edon Zhegrovës i ka dha Kosovës më shumë në fazën e sulmit.

Vedat Muriqi kishte rast të mirë, por goditja e tij goditi transversalen.

Zhegrova tenton në minutën e 51-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në minutën e 57-të, Mërgim vojvoda harkon në zonë, por goditja e Valon Berishën shkoi jashtë.

Jordania arriti golin e dytë në minutën e 85-të, kur Mërgim Vojvoda bën gabim trashanik, duke i dhuruar asistim Aldardadreh që shënon për 2-0.

Mysafirët kishin edhe dy raste të tjera në fund, por Aro Muric ishte në vend.

Exit mobile version