Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i OKB-së informon presidentin Erdoğan lidhur me takimin me Putinin

Kreu i OKB-së informon presidentin Erdoğan lidhur me takimin me Putinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë Guterres ka informuar presidentin Erdoğan lidhur me takimin që ka zhvilluar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas takimit më 25 prill në Ankara me presidentin e Turqisë, Erdoğan, kreu i OKB-së Guterres u takua në Moskë me presidentin rus Putin ndërsa nesër pritet të takohet në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. /aa

Exit mobile version