Përbërësit e kësaj recete janë:
Përbërësit
- Mish viçi me copa,
- 2 qepë,
- 2 speca,
- 2 thelpinj hudhër,
- 3 luge vaj, kripë, piper, majdanoz,koper,
- 1/2 kg kritharaqe (makarona elb),
- 3 domate të grira në rende.
Përgatitja:
Për këtë recetë mund të përdorim dhe mish qengji ose mish pule. Është recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme, tamam ashtu si na pelqejnë neve.
Kavërdisim qepët, hudhrat, specat, të gjitha të prerë hollë. Shtojmë dhe mishin dhe vazhdojmë kavërdisjen. Më pas domatet e grira dhe i lëmë të gatuhen të mbuluara. I shtojmë rreth 1 -1 1/2 lt ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të jetë mishi i butë. E rregullojmë me kripë e piper e më pas e hedhim të gjithë lëngun bashkë me mish, mbi kritharaqet që kemi shtruar të thata në tavë e kemi përzier me majdanoz e koper të grirë. E fusim të piqet në furrë të ngrohtë në 200°, fillimisht të mbuluar me letër alumini e më pas të zbuluar. Shërbehet e nxehtë dhe me djath të grirë të tipit parmezan sipas dëshirës.
