Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Kartës së Paqes për Gazën në Zvicër, transmeton Anadolu.
Ministria e Jashtme përmes një deklarate zyrtare sot tha se Fidan do të marrë pjesë në ceremoni të enjten në emër të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes së bashku me miratimin e një Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, një nga katër organet e caktuara për të menaxhuar fazën kalimtare në enklavë.
Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të një marrëveshjeje armëpushimi që ndaloi luftën e Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.
Iniciativa është pjesë e një plani 20-pikësh të propozuar nga Trumpi dhe të miratuar si një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nëntorin e kaluar.
