Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri australian: Bllokada izraelite në Gaza shkel qartë ligjin ndërkombëtar

Kryeministri australian: Bllokada izraelite në Gaza shkel qartë ligjin ndërkombëtar

Anthony Albanese

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar se bllokada e ndihmave humanitare nga Izraeli në Rripin e Gazës përbën një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe të moralit njerëzor.

Në një intervistë për transmetuesin publik ABC, Albanese u shpreh: “Është krejtësisht e qartë se ndalimi i furnizimeve me ushqim, një vendim i marrë nga Izraeli në mars, është shkelje e ligjit ndërkombëtar.”

I pyetur nëse Australia do të ndjekë shembullin e Francës në njohjen e shtetit palestinez, ai tha se një vendim i tillë nuk është i planifikuar të merret së shpejti.

“Do ta marrim këtë vendim si një hap përpara, nëse plotësohen kushtet,” tha ai, duke shtuar: “Por si mund të përjashtosh Hamasin nga çdo përfshirje?”

Ndërkohë, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të dorëzojë kontrollin e Gazës një qeverie të përkohshme të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar në këmbim të një armëpushimi të përhershëm, por nuk do të heqë dorë nga armët për sa kohë që vazhdon pushtimi izraelit i territoreve palestineze. /mesazhi

Exit mobile version