Kryeministri i ri në tranzicion i Sirisë, Mohammed al-Bashir i tha Al Jazeera-s në një intervistë televizive se vendit të tij i duhej paqe dhe stabilitet pas gati 14 vitesh lufte.
“Tani është koha që ky popull të gëzojë stabilitet dhe qetësi,” tha al-Bashir në intervistën e tij të parë disa orë pasi u emërua.
