Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri palestinez reagoi ndaj “takimeve të normalizimit” midis vendeve arabe dhe Izraelit

Kryeministri palestinez reagoi ndaj “takimeve të normalizimit” midis vendeve arabe dhe Izraelit

Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye reagoi ndaj “takimeve të normalizimit” midis vendeve arabe dhe Izraelit.

Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga zyra e Kryeministrit, Istiyye mbajti një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Takimet e normalizimit të vendeve arabe me Tel-Avivin para përfundimit të pushtimit izraelit nuk janë asgjë tjetër se një shpërblim për Izraelin”, tha ai.

Kryeministri palestinez gjithashtu paralajmëroi për sulmet e vazhdueshme të Izraelit në territoret dhe vendet e shenjta palestineze, duke lejuar kolonët hebrenj të hyjnë në Kompleksin Al-Aksa.

“Kjo nuk tolerohet më. Populli ynë në Jerusalem do të jetë gjithmonë vigjilent. Megjithatë, nisma të tilla, të cilat bëhen pak para Ramazanit, do të rrisin tensionet”, bëri të ditur Istiyye.

Ministrat e Jashtëm të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Marokut dhe Bahrejnit zhvilluan bisedime dypalëshe në kuadër të Samitit të Nexhefit, i cili filloi mbrëmë, i organizuar nga Izraeli.

Bisedimet në kuadër të samitit do të fokusohen në disa çështje rajonale, përfshirë marrëveshjen bërthamore me Iranin, luftën Rusi-Ukrainë, çështjen izraelito-palestineze dhe normalizimin midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Maroku arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në vitin 2020. /trt

Exit mobile version