Ballina Artikuj Ku mbetëm!

Ku mbetëm!

Muhamed Fazliu

Jeta vazhdon aq sa e ka përcaktuar Zoti i madhërishëm

Ngjarjet dhe ndodhitë janë pjesë e njëhësimit të kohës së përcaktuar.

Reflektimi i secilit nga ne duhet te jet I përgjegjshëm i matur i kalkuluar hollësisht.

Vetkritika, qortimi, nënvlerësimi i vetvetes duhet të jet gjithmonë prezent.

Ku mbetëm, ku gabuam.

Kalkuluam shpejt dhe pa i shiqu pasojat

Nuk i peshuam punët veprimet dhe na mundën emocionet.

Kalkuluam vetem pse na duartrokitën, ose na pëlqyen pse ishim te veshur mirë parfymosur. Apo kauza jonë ishte e qëlluar por mjetet dhe rruga e zgjedhur ishte e gabuar .

Kalkuluam emocionalisht duke na brohoritur të tjerët dhe ne u ndezëm dhe thamë se kjo është e duhura.

Kalkuluam se u mbështetem në një shtresë të caktuar te shoqërisë dhe i përjashtuam të tjerët.

Kalkuluam dhe luajtëm me kartën e “fesë” dhe u mbështetem në disa klerikë fetarë dhe thamë do të fitojmë?

Kalkuluam shumë shpejt pa u pjekur politikisht.

Kalkuluam qe besa edhe disa klerikë fetarë matanë kufirit na mbështeten dhe shumë “na e ndihmuan”

94% MUSLIMAN TE VET DEKLARUAR kjo ishte statistika e ngjyrimit fetarë të popullit shqiptarë në vendin tonë.

Ndërsa ne me vetëdije të plotë apo pa te, “perjashtuam” 92% t popullatës shqiptare te besimit islam”?

Njerëzit u ndanë sepse nuk ka mundësi ti bësh që të gjithë të klonizohen që ta kenë një mendësi të njëjtë politike.

Njerëzit shikojnë më larg, përtej hunde dhe nuk iu “hin fshis”njerëzve të deshmuar .

Kalkuluam shume shpejt ,u larguam u vet izoluam ia ngjitëm emrin vetvetes e që ndoshta nuk kishte nevoj për kohën kur jemi tani.

Kalkuluam gabueshëm u bëmë vendqitje e te tjerëve.

Ne mendojmë , ndoshta që patjetër edhe projeksionet tona politike duhet ti bëjmë nën prizmin e shiqimit te qeshtjes politike, se si e sheh shehu, hoxha, popi e pastaj dështuam.

Kalkuluam dhe u mbështetem në disa klerikë fetarë që edhe ata në zgjedhje nuk kan dalur e as familjaret e tyre nuk na kanë mbështetur , apo vetem deklarativisht ose me video mesazhe mjaftuan.

Jo, fetarisht pa marr parasysh kënd e mbështet punën kryeje fillimisht vet, pastaj kërko mbështetje dhe veprime nga të tjerët.

Therre fillimisht vet kurbanin pastaj kërko mbështetje nga te tjerët.

Fjalë ka shumë,por mendoj:

1.Mos u mbështetni për qeshtje politike në njerëz vetëm praktikues duke mos qenë edhe intelektualisht të ngritur .

2.Ti ke bër një planprogram politik me disa kauza serioze, që kërkon mbeshtjetje gjithë përfshirëse të gjitha shtresave të shoqërisë sonë, pa marr parasysh se çka bënë çka vepron dhe kah është I drejtuar ,përderisa kauzen tënde e ke vendose para vetes dhe kërkon mbështetje, pra mos i klasifiko njerezit dhe ti matësh ata ,sepse ti je tani ai qe do te matesh ose peshohesh.

3. Mos u mbështetni në klerin fetarë dhe të bëni plan programe politike per qeshtje politike sepse ata I shohin gjerat nën prizmin e vrojtimit te tyre fetarë apo thënë ndryshe kjo bënë kjo nuk bënë.

Bëni programe politike me politikanë dhe njerëz të dëshmuar, intelektual njerëz të suksesshëm, biznesmen etj.

4.Mos u poziciononi qysh në fillim, se ne jemi zëri i fetarëve, sepse një gjë e tillë nuke e kanë kërkuar shoqëria jonë dhe as që ta kanë besuar të gjithë.

Deklarativisht,publikisht ka mekanizma tjerë shumë më të suksesshëm edhe pa ua ngjit emrin, pa u vërejtur shume ,por kërkohet punë angazhim maksimal.

Në fund ta qortojmë vetveten e askënd tjetër, jeta vazhdon, jeta është e mirë!

Hoxhë Muhamed Fazliu

Exit mobile version