Kulaçi është një nga recetat më të dashura nga të gjithë, të rritur e fëmijë.
Thjeshtësia e shijes së tij, i jep mundësi që të jetë shoqëruesi perfekt i çdo gatimi, nga supat e deri tek pjatat e traditës.
Është aq i shijshëm dhe me një butësi marramendëse, saqë do të mrekulloni këdo që do t’i provojë.
Mund ta përgatisni fare lehtë, mjafton pak durim, por rezultati do t’ia vlejë.
Përbërësit
- 1 lugë çaji sheqer
- 5 lugë gjelle me ujë të vakët
- 250 g patate mesatare
- 250 g miell
- 1-2 lugë çaji me kripë të imët
- 4 lugë gjelle me vaj ulliri
- 1 lugë çaji me kripë të trashë
Përgatitja
- Si fillim vendosni patatet në një tenxhere me ujë për të zierë.
- Ndërkohë përgatisni majanë për të mos humbur kohë.
- Ju duhet një tas i vogël ku të hidhni ujin e vakët dhe sheqerin, përzjejeni derisa kokrrizat e sheqerit të jenë tretur.
- Më pas shtoni sasinë e nevojitur të majasë së thatë, vazhdoni ta përzieni derisa ajo të tretet plotësisht.
- Lëreni të pushojë përreth 10 minuta, e kur të jetë gati do të ngjasojë me një masë kremoze.
- Kur patatet të jenë zierë, qërojini dhe shtypini sa janë ende të nxehta.
- Hidhini patatet në një tas dhe aty shtoni dhe miellin, kripën e imët, majanë dhe një lugë gjelle me vaj ulliri.
- Përdorni një lugë druri për përzierjen e masës derisa përbërësit të kenë krijuar një masë homogjene.
- Brumi do të jetë shumë i butë për t’u punuar me dorë, ndaj AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini të vijë.
- Si të kalojë koha e ardhjes së brumit (përreth një orë), përzjejeni përsëri edhe për një minutë.
- Vendoseni në një tepsi të rrumbullakët dhe me duar hapeni brumin në të gjithë sipërfaqen e tavës.
- Mbulojeni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të vijë dhe për 30 minuta të tjera.
- Për më shumë shije spërkatni sipërfaqen e kulaçit me kripën e ashpër.
- Para se ta fusni për t’u pjekur, krijoni disa gropëza me majat e gishtave.
- Hidhini dhe vajin e mbetur duke u siguruar që të keni lyer të gjithë kulaçin.
- Vendoseni të piqet në furrë me 200 gradë për 20 minuta, ose derisa sipërfaqja e tij të jetë e artë.
- Shërbehet i ngrohtë duke e shoqëruar me djathë e sallata me perimet e stinës, apo edhe me supa të ngrohta.
