Ballina Sport Kundërshtarët bëhen bashkë për të SHTYRË ambulancën! (Video)

Kundërshtarët bëhen bashkë për të SHTYRË ambulancën! (Video)

Flamengo dhe Vasco da Gama bashkuan forcat ditën e shtunë për të shtyrë një ambulancë me një lojtar të dëmtuar brenda saj. Mjeti nuk ndizej dot dhe futbollistët lanë mënjanë rivalitetin për të shtyrë ambulancën.

Edhe pse futbollisti u dërgua në spital me sukses dhe doli nga spitali gjatë po asaj nate, mbrojtësi i Flamengos, Rever, shprehu hapur pakënaqësinë e tij për këtë episod.

“Hera e parë që rastis në diçka të tillë. Ishte skenë për të ardhur keq. Kur na tha ta shtynim, në fillim mendova se shoferi po tallej, por pastaj na sqaroi se kishte fikur motorin dhe i duhej ndihmë nga ne”, tha Rever./tch

https://youtu.be/MdFCErrKzsk

Exit mobile version