Ballina Autorë Opinione Kur barazia prodhon padrejtësi…!

Kur barazia prodhon padrejtësi…!

Redi Shehu

Jo çdo akt barazie nënkupton që automatikisht është një akt drejtësie. Padyshim që barazia është mekanizmi kryesor përbërës i drejtësisë, por ama, ka raste kur barazia mekanike, simetrike të prodhojë padrejtësi. Ajo që ka rëndësi është arritja e një përfundimi apo rezultati të drejtë edhe pse metoda e ndjekur mund të duket jo e barabartë. Kjo bën që mes drejtësisë dhe barazisë të ketë një dallim cilësor mes tyre. Është tjetër gjë të pohojmë shpërndarjen e barabartë të drejtësisë dhe është tjetër gjë të konstatojmë shpërndarjen e barabartë të padrejtësisë. Regjime të cilat në thelb nuk kanë zgjedhjen me vullnet të lirë, janë të dënuara të garantojnë shpërndarje të barabartë të padrejtësisë, e kur është kështu atëherë heshtja është akti më i padrejtë i mundshëm. Nga krahu tjetër shpërndarja, e barabartë e drejtësisë është procesi që garanton siguri, paqe dhe rend në një shoqëri.

Nga: Redi Shehu

Exit mobile version