Ballina Lajmet Kosovë Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat...

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur gjithsej nëntë ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.

Në përgjigjjen e PZAP-së për Indeksonlline thuhet se nga nëntë ankesat e shqyrtuara, dy janë miratuar, ndërsa shtatë janë refuzuar.

Institucioni ka sqaruar gjithashtu se deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë që lidhet me numërimin e votave me kusht, votave me postë apo votave të diasporës.

Sa i përket përmbylljes së procesit të ankesave dhe hapjes së rrugës për certifikimin e rezultateve përfundimtare, PZAP vlerëson se kjo do të varet nga veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe nga ankesat e mundshme që mund të parashtrohen fillimisht në PZAP e më pas edhe në Gjykatën Supreme./

Exit mobile version