Ballina Jeta Shëndetësi Kur duhet ta përdorni kremin kundër diellit tek fëmijët

Kur duhet ta përdorni kremin kundër diellit tek fëmijët

Kremi kundër diellit mund të përdoret tek bebet më të mëdha se 6 muaj. Për bebet më të vegjël se 6 muaj përdorni forma të tjera të mbrojtjes kundër diellit.

Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur bebet është t’i mbani ata në hije sa më shumë të jetë e mundur. Për më tepër, vishini fëmijët tuaj me rroba që i mbrojnë, një kapele me strehë, syze. Por sigurohuni që të mos i vishni trashë pasi u bën vapë. Ju mund t’i hapni një tendë apo një çadër për ta mbrojtur nga dielli fëmijën tuaj.

Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 muaj, është e rekomandur të përdoret kremi kundër diellit. Zgjidhni një krem kundër diellit me mbrojtje të gjerë me SPF të paktën 30. Aplikoni në të gjithë trupin e ekpozuar të bebes dhe riaplikojeni çdo 2 orë ose më shpesh nëse fëmija po rri në ujë.

Për të shmangur irritimin e lëkurës dhe syve të foshnjës, përdorni një mbrojtës dielli që përmban oksid zinku ose dioksid titaniumi.

Exit mobile version