Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se javën e ardhshme do ta kenë gati draftin e programit qeverisës, ku sipas tij janë shtjelluar zotimet me të cilat fituan zgjedhjet në qershor.
Kuri ka thënë se pas zgjedhjes së presidentes vendi ka stabilitet institucional.
“Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh. Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit”, ka shkruar Kurti, ku ka njoftuar për publikimin e raportit të arriturave kryesore të Qeverisë Kurti2.
Duke bërë një rezyme të qeverisjes së tij nga viti 2020, ai ka thënë se sukseset kryesore janë arritur në Kurti2
“Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026. Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2”, ka shkruar Kurti.
