Ballina Artikuj “Kush e nxori gruan nga xhamia?”

“Kush e nxori gruan nga xhamia?”

▪️Kemi mësuar që gratë në kohën e Pejgamberit ﷺ faleshin në xhami me burrat, pa perde e pa ndarje. Kjo praktikë vazhdoi deri në fund të udhëheqjes se 4 halifeve, pastaj u zhduk nën dorën e pushtetit.

Profeti kishte thënë: “Mos i pengoni gratë të falen në xhami.”

▪️Atëherë shtrohet pyetja:

Kush e pezulloi këtë traditë të madhe shoqërore?

Kush e nxori gruan nga xhamia?

Dhe pse nuk dëgjojmë asnjë nga mbrojtësit e “suneteve”, të cilët kanë mbushur botën me thirrje për sunetet, apo ndoshta ky sunet përplaset me „burrërinë“ e tyre?

▪️A do ta kuptojnë muslimanët dëmin që i është bërë shoqërisë dhe jetës islame duke e përjashtuar këtë sunet shoqëror?

Dyshoj se jo, sepse janë të zënë me gjëra të tjera.

▪️A mund të themi se hadithet që nxisin gratë të qëndrojnë në shtëpi, u ekzagjeruan dhe u keqkuptuan duke pretenduar se “është më mirë për to, të izolohen nga jeta”?

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version