Një popull që ka mbajtur Islamin dhe njerëzimin mbi shpatullat e heshtura të historisë
Për ata që pyesin se kush janë kurdët, janë ata, për të cilët nuk mjafton një zë enciklopedik.
Sepse kurdët nuk janë thjesht një përkufizim etnik, por një kujtesë që ka bartur peshën e historisë mbi supe.
Një popull që herë është bërë lutje në male, herë drejtësi në fusha, e herë durim në mërgim.
Kurdët nuk janë fusnotë as në historinë botërore, as në historinë islame; ata janë pjesë e tekstit kryesor.
Në tokat e lashta të Mesopotamisë, në hapësirën e Kurdistanit,
aty ku dielli lind më herët e dhimbja perëndon më vonë, pikërisht këtu janë brymosur.
Këto toka nuk janë vetëm gur e dhe.
Janë toka ku jehon, fryma e profetëve, lutja e evlijave dhe psherëtima e të shtypurve.
Duke nxjerrë profetë nga gjiri i vet, e kanë shndërruar luftën kundër padrejtësisë dhe së pavërtetës, në çështje të besimit.
Sprova e popullit të Hz. Junusit në Ninive,
ecja e Hz. Ibrahimit drejt zjarrit në Urfa,
nuk janë vetëm rrëfime gjeografike, por shfaqje e ndërgjegjes së lashtë të këtyre trojeve.
Mikpritja e Hz. Ibrahimit, hapja e sofrës për të huajin apo mysafirin,
mëshira e Hz. Junusit ndaj popullit të tij,
janë rrënjë hyjnore të moralit që është ngulitur në thelbin e këtij populli.
NJË FUQI QË DI TË NDËRTOJË SHTET, POR JO TË SHKELË KUFIJ
Nga Perandoria Mediane te bejlikët…
Nga Artukidët te Ejubidët…
Nga Komagjena, deri tek dhjetëra principata kurde…
Kurdët kanë ndërtuar shtete dhe kanë qeverisur,
por nuk e kanë lakmuar kurrë tokën e tjetrit.
Jashtë gjeografisë së tyre kanë dalë vetëm me mërgim ose me dhunën e shpatës.
Në këtë drejtim, kurdët janë një popull i rrallë në botë:
me forcë, por pa shfrenim;
me pushtet, por pa tirani;
sundues, por gjithmonë të vetëdijshëm për kufirin.
Nga Shejh Hasan Zerrakî te oborret artukide,
e deri tek kufijtë e botës islame,
kjo ka qenë një luftë për fe, drejtësi dhe qëndresë kundër shtypjes.
POPULLI QË U VAR NË LITAR PËR ISLAMIN
Islami mund të ketë lindur në Gadishullin Arabik,
por emri i popullit që e përhapi atë në botë, që për të, ia vendosi litarin qafës dhe shkoi drejt trekëmbëshit, janë pikërisht: kurdët.
Nga Xhebar el-Kurdî te Shejh Saidi,
ata kanë luftuar me dije, urtësi, shpatë dhe me çmim të paguar.
Shumë dijetarë e mistikë kurdë,
kanë bartur moralin e Islamit, kanë qëndruar kundër padrejtësisë,
kanë paguar çmim, por nuk e kanë vënë besimin në pazar.
Prandaj historia kurde nuk është vetëm histori politike; është edhe histori besimi, rezistence dhe dëshmie.
NDERI, GRUAJA DHE VLERAT NË QENDËR TË JETËS
Në shoqërinë kurde, nderi
nuk është vetëm një fjalë, por një rend jetese.
Gruaja nuk është thjesht e mbrojtur, por e nderuar;
jo e heshtur, por me zë, peshë dhe autoritet.
Gratë janë prijëse të përmendura në histori,
Ata historikisht kanë qenë shtylla jo vetëm e shtëpisë, por edhe e fisit e shoqërisë.
Të prekësh gruan është konsideruar turpi më i madh.
Nëna është e shenjtë, motra amanet, bashkëshortja, shoqe e jetës.
Ky moral është i fortë si mali dhe i pastër si uji.
CILIT MORAL, I PËRSHTATET TËHUAJSIMI?
Sot, të përjashtosh një popull për gjuhën, fenë, traditën, sjelljen e tij… në cilin moral, në cilën ndërgjegje apo në cilin besim kjo mund të justifikohet?
Të ndalosh gjuhën e një populli,
t’ia mohosh historinë, ta poshtërosh në shesh, rrugë apo tribunë, është thjesht, krim kundër njerëzimit.
Ata, që sot e minimizojnë mungesën e respektit në fushat sportive, duhet ta dinë:
ata që sot brohorasin aty, nesër do të gjykohen nga ndërgjegjja e historisë.
Sepse kurdët kanë ecur drejt vdekjes kundër fuqive imperialiste, janë pronarët e vërtetë të kësaj gjeografie, një popull që e ka fituar të drejtën e fjalës duke paguar çmim.
MORAL I FORMËSUAR NË VËSHTIRËSI
Jeta e kurdëve është e vështirë.
Malet janë të ashpra, por njerëzit janë të mëshirshëm.
Ka varfëri, por nderi nuk shitet.
Ka dhimbje, por jo tradhti.
Morali kurd është: të ndash sofrën, të mbrosh rrugëtarin, të jesh fisnik edhe ndaj armikut.
Janë të guximshëm, sepse frikën e kanë njohur prej kohësh.
Janë luftëtarë, sepse e dinë çmimin e mbrojtjes së paqes.
Për ata që pyesin se kush janë kurdët, përgjigjja ime është kjo:
Kurdët janë një popull që vdes një mijë herë në ditë, por ringjallet dhjetë mijë herë.
Kurdët janë Melayê Cizîrî në Xhizre,
janë Hz. Junusi, që e ruajti nderin e peshkut në Ninive,
janë Ehmedê Xanî në Agri,
janë Selahadin Ejubi, që vendosi drejtësi me shpatë në Palestinë,
janë Hz. Nuhu, që nuk u mbyt në detet e Xhudit,
janë Ibrahimi, që nuk u dogj në zjarr në qytetin Urfa,
janë Zilani, Maraşi, Amedi,
janë Eufrati, Tigri, Şakiro, Mêmi,
pra, janë shpirti që kërkon paqe kundër gjakut.
Edip Ajtek
