Ballina Sport Futboll Ky është gjyqtari për ndeshjen Real-Bayern

Ky është gjyqtari për ndeshjen Real-Bayern

Sonte zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në gjermani përfundoi pa fitues 2:2.

Për madrilenët të dy golat u shënuar nga Vinicius Junior, derisa për bavarezët realizuan Sane dhe Kane nga pika e bardh.

Në prag të këtij derbi, është mësuar gjyqtari që do ta drejtoj takimin.

Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Realit e Bayernit.

Marciniak ka drejtuar Realin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy.

Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje.

E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në “Etihad Stadium” 4:0.

Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.

Exit mobile version