Arnold Toynbee, historiani britanik, në kryeveprën e tij: “Studimi i historisë”, duke shkruar për ngritjen dhe rënien e 26 civilizimeve botërore, kishte ardhur në përfundim që:
“Qytetërimet e mëdha nuk vriten, ato në fakt vetëvriten.”
Asnjë civilizim i mëparshëm nuk ka pasur më shumë: terror, gjenocide, krime, mizori, vrasje, djallëzi, zullum, se sa ky civilizim, nëse mund të quhet akoma civilizim?!
Prandaj, qeveritë botërore ose duhet të dëgjojnë më në fund zërin e popujve të tyre në mbarë botën (që asnjëherë gjer më tash nuk është ngritur, sikurse aktualisht për Gazën) dhe të veprojnë urgjentisht, ose ky qytetërim duhet të pushojë së merituari të quhet i tillë.
Përndryshe, ky qytetërim i fundit, sikurse të mëparshmit, po vetëvritet dhe se ka filluar numërimin mbrapsht, ku vetëm Palestina do të mbijetojë.
Mr.sci. Saad Riza Gashi