Ballina Lajmet Lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e WhatsApp

Lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e WhatsApp

WhatsApp është vendosur të prezantojë një tipar të ri që nxit baterinë tuaj, dhe ju mundëson një pamje më të mirë natën, për të mos dëmtuar sytë.

E quajtur modaliteti i errët, ajo i konverton ikonat, menutë në ngjyra të errëta në një orvatje për të zbutur efektin verbues që mund të kenë kur punoni në kushte nate, transmeton lajmi.net.

Mjeti është gjithashtu më i mirë për jetën e baterisë, ndërkohë që ul ndriçimin që përdoret nga smartphone për të fuqizuar ekranin.

Një sërë aplikacionesh popullore smartphone, duke përfshirë YouTube , Microsoft Outlook dhe Twitter , tashmë kanë prezantuar këtë funksion.

Modaliteti i errët, i cili tashmë është shfaqur në versionet e hershme të beta testimit të përditësimit të ardhshëm të WhatsApp, pritet të shfrytëzohet për përdoruesit në mbarë botën shumë shpejt.

Ashtu si modaliteti i errët që tashmë përdoret nga aplikacionet e tjera të smartphone-it, mjeti synon të zvogëlojë sasinë e dritës blu që arrin sytë

Exit mobile version