Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit...

Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit – VIDEO

Më shumë se 1200 emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusës në Mesdhe në vetëm 24 orë, deklaroi roja bregdetare.

Një varkë emigrantësh u mbyt gjatë natës në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit. Një varkë peshkimi shpëtoi 34 persona dhe gjeti një trup të pajetë.

Personat e shpëtuar u ngarkuan në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare italiane dhe u dërguan në Lampedusa. Të mbijetuarit thanë se rreth 20 persona ishin ende të zhdukur.

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga Benini, Kameruni, Kongo, Guinea, Mali, Sierra Leone dhe Sudani i Jugut. /atsh

Exit mobile version