Ballina Lajmet Kosovë Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt

Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, pohoi ai.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 64 aksident trafiku, 33 me persona të lënduar kurse 31 tjerë vetëm me dëme materiale.

Exit mobile version