Ballina Jeta Shëndetësi Lëng molle me karrotë/ Përfitimet që merr organizmi menjëherë

Lëng molle me karrotë/ Përfitimet që merr organizmi menjëherë

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme.

Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë. Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme.

Mbani larg radikalet e lira: Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Zbusni rrezikun e diabetit: Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë: Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë: Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Sy të mprehtë: Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Exit mobile version