Në një kohë kur tregu ofron pafund alternativa të pijeve të ëmbëlsuara artificialisht, gjithnjë e më shumë ekspertë të ushqimit po nxisin kthimin drejt natyrales dhe një nga përbërësit më të vlefshëm për organizmin gjendet në lëngun e portokallit 100% natyral.
Eshtë i pasur me vitamina, përveç se ofron freski dhe shije të këndshme, është një burim i madh i vitaminës C, një mikronutrient i domosdoshëm për forcimin e sistemit imunitar.
Konsumimi i përditshëm i një gote të vetme kontribuon në uljen e lodhjes, mbrojtjen kundër infeksioneve dhe përmirësimin e përthithjes së hekurit në organizëm.
Përveç vitaminës C, lëngu i portokallit përmban antioksidantë natyralë, si flavonoidet, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet.
Këto përbërës luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe reduktimin e rrezikut për sëmundje kronike.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm është përmirësimi i tretjes.
Fibrat natyrale që gjenden në lëngun 100% të portokallit ndihmon në rregullimin e sistemit tretës dhe nxit një ndjenjë ngopjeje të shëndetshme, pa nevojë për sheqer shtesë.
