Ballina Sport Futboll Leo Messi vendos tjetër rekord

Leo Messi vendos tjetër rekord

Barcelona ka demoluar dje skuadrën e Huescas me rezultatin 8:2, para tifozëve të saj në “Camp Nou” në ndeshjen e javës së tretë në La Liga.

Si çdo herë, ishte i magjishmi Lionel Messi ai cili dhuroi spektakël. Argjentinasi ishte i përfshirë direkt në katër gola.

Fillimisht Messi hapi llogarinë e golave në minutën e 16’ pas një driblimi fenomenal.

31 vjeçari ishte përsëri protagonist në minutën e 52’ kur dha asistimin në golin e Rakitic.

Argjentinasi erdhi edhe dy herë në shprehje për të realizuar në minutën e 61’ dhe për të asistuar pas 20 minutave për golin e Jordi Alban.

Ishin pikërisht këto dy asistime që vendosen rekord të ri për pesë herë fituesin e Topit të Artë.. Kësisoi Messi është lojtari i parë në shekullin 21 që regjistron 150+ asistime (151) në La Liga.

Exit mobile version