Ballina Jeta Limoni, aleati kryesor i bukurisë

Limoni, aleati kryesor i bukurisë

Me një mijë virtyte, i njohur që në kohët e lashta për vetitë e tij me vlerë, limoni është shumë i freskët dhe i shëndetshëm.

I jep shije peshkut, përdoret për të zbukuruar kokteje, por ajo çfarë e bën më të rëndësishëm është vetia e tij për të parandalimin e shumë sëmundjeve dhe një aleat kryesor i bukurisë.

I pasur me vitaminë C, kalcium, magnez, kalium dhe antioksidantë ai është konsideruar si një nga mjetet më efektive natyrore për flokët dhe fytyrën tuaj.

Këto janë disa nga sugjerimet e thjeshta sesi mund ta përdorni këtë frut në receta:

Limoni është një ilaç efektiv kundër rrathëve të zinj në sy. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të vendosni në dy feta limon në sy për 20 minuta.

I jep shkëlqim fytyrës. Përzini bashkë një gotë kos, lëng limoni dhe disa pika vaj më pas aplikojeni në fytyrë për 10 minuta.

Heq pikat e zeza: Limoni pastron thellë poret e lëkurës, heq puçrrat dhe pikat e zeza në fytyrë. Thjesht shtoni një lugë çaji me mjalt në lëng limoni, përzijeni dhe aplikojeni për çerek ore.

Në qoftë se keni buzët e thara apo të dehidratuara për shkak të motit atëherë zgjidhja për ju është shumë e thjeshtë. Vendosni disa pika lëng limoni në buzë përpara se të flini dhe në mëngjes buzët tuaja do të jenë të buta.

Dëshironi flokë për tu pasur zili?! Atëherë përgatisni një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Aplikojeni në flokët e thatë dhe lëreni për 10 minuta.

Flokë të fortë dhe të shëndetshëm?! Limoni ka veti pafund: focon flokët tuaj dhe i riparon ato. Një herë në javë ju mund të aplikoni një maskë duke përzier një filxhan lëng limoni dhe një gotë uji kokos. Lëreni për çerek ore dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Ndalon zbokthin. Limoni është shumë i mirë për të eleminuar zbokthin. Bëni një përzierje të lëngut të limonit dhe ujë më pas aplikojeni në lëkurën e kokës dhe lëreni për 10 minuta. Është shumë e lehtë dhe efektive.

Ndalon rënien e flokëve. Limoni është një frut i domosdoshëm kundër rënies së flokëve pasi balancon pH natyral të lëkurës së kokës, ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura.

Exit mobile version