Lituania deri më tani ka refuzuar të pranojë pothuajse të gjithë emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në vend nga Bjellorusia.
Vetëm gjashtë nga 4 200 refugjatë kanë marrë azil, sipas autoritetit të emigracionit.
Rreth gjysma e emigrantëve, aplikimet e të cilëve u refuzuan, kanë apeluar kundër vendimit.
Pesë morën një refuzim përfundimtar.
Ata do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Sipas kreut të autoritetit lituanez të emigracionit, Evelina Gudzinskaite, meqenëse aplikacionet më të ndërlikuara janë lënë në pritje, numri i vendimeve pozitive mund të rritet.
Disa vende të BE-së akuzojnë presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, për sjelljen e qëllimshme të refugjatëve që arrijnë në Bjellorusi në kufirin e jashtëm të BE-së.
Në fillim të këtij viti, Lukashenko tha se qeveria e tij nuk do t’i ndalojë më emigrantët të udhëtojnë drejt BE-së, si hakmarrje për sanksionet e vendosura pas shtypjes së dhunshme të protestave për zgjedhjet e kontestuara. /atsh