Ballina Sport Futboll Llapi merr kreun e Superligës

Llapi merr kreun e Superligës

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të madhe në javën e 27-të në Superligën e Kosovës pasi mposhtën 3:0 Lirinë e Prizrenit.

Golat në këtë takim për ekipin nga Podujeva i shënuan: Bekteshi, Maliqi dhe Hyseni.

Me këtë fitore, Llapi bëhet lider i ri i Superligës së Kosovës.

Të kaltërtit e Tahir Batatinës tani shkojnë në kuotën e 54 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se Ballkani që barazoi dje ndaj Prishtinës.

Kurse në garë për titull vazhdon të jetë edhe Drita me 51 pikë dhe Malisheva me 48 pikë.

Exit mobile version