Ballina Kuzhinë Llokuma, petullat tradicionale të Kosovës që shkrihen në gojë

Llokuma, petullat tradicionale të Kosovës që shkrihen në gojë

Llokumat janë një lloj petullash tradicionale që gatuhen në Kosovë, por edhe në Shqipërinë e veriut. Në këtë recetë brumi nuk ka nevojë të pushojë, por bëhet gati për pak minuta.

PËRBËRËSIT: 300-350 g miell 00, 250 g kos, 1 vezë, 1/2 luge çaji kripë, 1/2 luge çaji sodë buke dhe vaj luledielli për skuqje.

PËRGATITJA: Në një tas hedhim kosin, vezën, kripën, sodën dhe i përziejmë mirë e mirë. Shtojmë dalëngadalë miellin dhe formojmë një brumë të butë, por që nuk duhet të ngjisë në duar. Sasia e miellit nuk është fikse, shikoni për sa ka nevojë brumi, por pak a shumë 350 g. Brumin e hapim në tavolinën e punës të lyer me miell. Formojmë një petë jo shumë të hollë, rreth 5 mm. I presim sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të nxehtë në zjarr mesatar. Nuk thithin fare vaj dhe shijojnë mrekullisht edhe të ftohta. I shoqërojmë me çfarë të duam: djathë të bardhë, reçel, mjaltë, Nutella etj. Ju bëfshin mirë!

Exit mobile version