Ballina Kuzhinë Makarona me fasule

Makarona me fasule

Përbërësit: 

makarona penne, 1 tufë e vogël pazi, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhra, domate të thata, fasule, djathë kaçkavall, kripë, piper i zi dhe djathë Parmigiano.

Përgatitja: 

tenxhere kaurdisni me vajin e ullirit, hudhrat, fasulet, fundin e pazisë (gjethet ruajini mënjanë) dhe domatet nën vaj të grira imët.
Sapo shikoni që janë gati pas 2 minutash, mbulojeni me ujë, shtoni kripë, piper të zi, lëkurat e mbetura të djathit kaçkavall dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Më pas shtoni makaronat dhe pjesën e gjetheve të pazisë. Lëreni akoma mbi zjarr derisa makaronat të zihen ‘al dente’. Shërbejeni të ngrohtë me fletëza djathi Parmigiano  sipër dhe akoma pak vaj ulliri.

Shënim: nëse dëshironi mund të përdorni dhe gjysmë qepe të ëmbël tek kaurdisni fillimisht përbërësit.

Exit mobile version