Ballina Kuzhinë Makarona me kofsha pule

Makarona me kofsha pule

Pëbërësit: 1 pulë ose kofsha pule, 500 g makarona elb, 2 qepë mesatare, 2-3 lugë gjelle salcë domatesh, trumzë, vaj ulliri, gjalpë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Si fillim jepini një valë pulës ose kofshave të pulës për të përfituar lëngun e tyre. Në një tigan skuqim me pak gjalpë qepët e prera imët në zjarr të ngadaltë derisa të zbuten. Shtojmë makaronat elb dhe pasi janë skuqur pak, shtojmë salcën, kripën, piperin dhe i lëmë të marrin për 1-2 min një skuqje të gjitha së bashku. Në një tavë pjekjeje vendosim pjesët e pulës ose kofshat, i marinojmë me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe gjalpë dhe i skuqim për 20 minuta në furrë për 200 gradë. Më pas ju shtojmë sipër masën e makaronave dhe 1 litër e pak nga lëngu i pulës. Shtojmë sipër pak gjalpë, degë trumze dhe i lëmë në furrë të bëhen aq sa pothuajse masa është kremoze dhe makaronat janë gati.

Kjo pjatë u përgatit nga Maison de goût

Exit mobile version