Ballina Sport Futboll Mallorca e Muriqit pëson humbje

Mallorca e Muriqit pëson humbje

Vedat Muriqi është kthyer me humbje te skuadra e Mallorcas. Të dielën, Mallorca pësoi 1:0 në udhëtim nga Betisi. Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të La Ligas.

Muriqi, që mungoi ndeshjen e kaluar për shkak të kartonëve, startoi të dielën. Ai la fushën në minutën e 77-të.

Mallorca renditet e 11-ta me 32 pikë. Betisi është i pesti me 45 pikë.

Muriqi ka dhjetë gola e dy asistime në 23 ndeshje të këtij edicioni në La Ligan spanjolle.

Exit mobile version