E gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit të dielën do të jetë në ‘Etihad Stadium’.
Të dielën me fillim nga ora 17:30 në ‘Etihad Stadium’, do të takohen Manchester City dhe Manchester United.
Kjo përballje përveç se është një derbi mes skuadrave të Premierligës, skuadrave nga qytetit i Mançesterit, është një derbi edhe mes dy trajnerëve nga më të mirët në botë, mes Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos.
Të dy këta në këtë ndeshje do të hynë pas fitoreve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku City mundi Shakhtarin, ndërsa Manchester United triumfoi në Torino ndaj Juventusit.
‘The Guardian’ ka paraparë se si mund të duken formacionet startuese të këtë ndeshje, ku Jose Mourinho pritet ta vendos në qendër të sulmit Alexis Sanchez, i cili do ndihmohet nga Martial dhe Lingard, përcjell ‘lajmi.net’.
Formacionet e mundshme të derbit City – United i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/
