Ballina Sport Man Utd me formë të mirë edhe në FA Cup, mposht Readingun...

Man Utd me formë të mirë edhe në FA Cup, mposht Readingun në ‘Old Trafford

Manchester United ka siguruar plasmanin në rrethin a katërt të FA Cup, pas fitores 2:0 ndaj Reading në ‘Old Trafford’.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer për herë të parë startoi në sulm me dyshen Alexis Sanchez – Romelu Lukaku.

Për golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 22’, kur Juan Mata shënoi nga penalltia për 1:0.

Fundi pjesës së parë solli edhe golin e dytë për Manchester United.

Sanchez me një asistim të mençur, nxori të vetëm para portierit Lukakun, i cili se pati të vështirë të shënonte për 2:0./Lajmi.net/

Exit mobile version