Ballina Sport Futboll Manchester City fiton Superkupën e Anglisë

Manchester City fiton Superkupën e Anglisë

Manchester City është fitues i Superkupës së Anglisë.

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ e ka fituar trofeun e parë në prag të fillimit të sezonit të ri.

Manchester City ka arritur të mposht 2:0 Chelsean në finalen e Superkupës së Anglisë të zhvilluar në ‘Wembley Stadium’.

Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola i ka shënuar sulmuesi Sergio Aguero.

Argjentinasi arriti që golin e parë ta shënoi në minutën e 13’ të ndeshjes, ndërsa golin e dytë në minutën e 58’.

Ky është trofeu i pestë i Superkupës për Manchester Cityn

Exit mobile version