Ballina Sport Futboll Manchester United kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester United kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti Fulhamin 3-1 me shumë mund.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa e dyta solli shumë spektakël – por edhe dy kartonë të kuq.

Fillimisht, Fulhami kaloi në epërsi me anë të Aleksandr Mitrovic në minutën 50-të, kur u asistua nga Diop.

Por, brenda një minute – skuadra mysafire mbeti me dy lojtarë më pak në fushë pasi Willian (72’) dhe Mitrovic (73’) u ndëshkua me kartonë të kuq.

Pas këtyre minutave edhe filloi përmbysja e Manchester United, që shënuan dy gola brenda dy minutave.

Ishte minuta e 75-të e takimit kur Bruno Fernandes realizoi nga penalltia, ndërsa Marcel Sabitzer e përmbysi rezultatin në 2-1 me një asistim të Luke Shaw.

Djajtë e kuq nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të tretin, kur Bruno Ferandes realizoi në minutën e 90+6-të, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, United do të përballet me Brightonin, derisa doi të synojë finalen në Wembley.

Exit mobile version