Ballina Lajmet Maqedoni: ”Vdekje për shqiptarët” në Ditën e Flamurit (Foto)

Maqedoni: ”Vdekje për shqiptarët” në Ditën e Flamurit (Foto)

Nuk ka kaluar një javë nga shkatërrimi i Shtëpisë së Alfabetit Shqiptar, në Manastir janë hedhur të tjera pllakate me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”.

Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u shkatërrua Shtëpia Muze.

Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre dëmtimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime, shkruan gazeta maqedonase, Lajmpress.

Exit mobile version