Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e...

Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka vendosur të zgjasë gjendjen e krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës deri më 20 tetor të vitit 2026, transmeton Anadolu.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi ndryshimin e vendimit për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës, duke përcaktuar që ajo të vazhdojë nga 21 korriku deri më 20 tetor.

Sipas njoftimit të shërbimit për media të Qeverisë, zgjatja e gjendjes së krizës siguron vazhdimësinë e veprimeve institucionale dhe mundëson marrjen në kohë të masave në rast të ndërprerjeve në furnizim ose goditjeve të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe derivateve të saj.

“Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me synim ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet e mundshme të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Pas harmonizimit në kuadër të procedurave qeveritare, vendimi do t’i dërgohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.

Qeveria njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar të energjisë dhe, nëse rrethanat e kërkojnë, do të miratojë masa të tjera në kohë për të siguruar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe pa pengesa me naftë dhe derivate të naftës.

Exit mobile version